Ditari - Kryeministri Rama vizitë në Prishtinë mes tensionesh në veri për targat
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të hënën në Prishtinë se zbatimi i reciprocitetit për targat me Serbinë është e drejtë e ligjshme e Kosovës, Vizita e zotit Rama vjen ndërsa vazhdojnë tensionet në veri mes Kosovës dhe Beogradit mbi çështjen e targave.
Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve shprehet i shqetësuar rreth vendimit të qeverisë për krijimin e Agjencisë për Media dhe Informim, duke thënë se ai rrezikon të centralizojë informacionin e të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Qeveria i mohon akuzat.
Në Gjermani socialdemokratët e qendrës së majtë fitojnë zgjedhjet me diferencë të vogël. Kancelari i ri që do të zëvendësojë zonjës Merkel nuk pritet të mësohet deri vitit e ardhshëm.