Ditari - Stoltenberg: Takimi i NATO-s në Vilnus, historik
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri, Këshilli i Mandateve mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për të marrë autorizimin për arrestimin e ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky i fundit akuzohet për korrupsion, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash.
SHBA shpallën të martën sanksione ndaj politikanit serb Aleksandar Vulin, i cili drejton Agjencinë serbe të Zbulimit, për përfshirje në aktivitete korruptive dhe destabilizuese, që dëmtojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor.
Në Kosovë ambasadori amerikan Jeff Hovenier, përsëriti të martën thirrjet për uljen e tensioneve në veri të vendit, ndërsa theksoi se nuk mund të thotë nëse situata është pranë shtensionimit.
Intervistë me eksperten e sigurisë dhe kryetaren e Departamentit të Iniciativave Strategjike në Qendrën Evropiane Marshall, Dr. Valbona Zeneli.