Ditari - Bisedime të nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit në Bruksel

Your browser doesn’t support HTML5

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier thotë se çdo mëdyshje rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të qartësohet nga Gjykata Kushtetuese. Ai kërkon që procesi i themelimit të asociacionit të ecë përpara me shpejtësi. Udhëheqësit e vendeve të BE-së takohen me ata të vendeve të Ballkanit, para mbledhjes së nesërme të Këshillit evropian, ku do të trajtohet tema e zgjerimit të BE-së. Organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile në Shqipëri shprehin shqetësimin mbi gjendjen e vështirë të medias në vend.