Ditari - BE heq vizat për Kosovën më një janar
Your browser doesn’t support HTML5
Nga një janari i vitit që po vjen, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen, tetë vjet pas marrjes së propozimit nga ana e Komisionit Evropian.
Qeveria e Serbisë njoftoi dje në mbrëmje se nga një janari i vitit të ardhshëm, do të lejojë lëvizjen e makinave me targa të Republikës së Kosovës nëpër territorin e saj. Vendimi u përshendet nga Bashkimi Evropian.
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish-kryeministrin Sali Berisha. Vendimi erdhi pasi avokatët e tij kërkuan kohë të njihen me aktet e Prokurorisë së Posaçme.