Ditari - Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin, i pamundëson të dyja
Your browser doesn’t support HTML5
Drejtuesi i Nismës Evropiane për Stabilitet Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me krijimin e Asociacionit, do të ishte gabim dhe do të bënte të pamundur realizimin e asnjërit prej tyre.
Në tetë maj në Maqedoninë e Veriut mbahen zgjedhjet parlamentare si dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Ekspertët ndajnë me Zërin e Amerikës pritshmëritë e tyre mbi procesin.
Në SHBA, një sondazh i fundit tregon se rreziqet ndaj demokracisë janë shqetësimi kryesor për votuesit amerikanë.