Ditari - Izraeli urdhëron evakuime në Rafah në prag të sulmit tokësor

Your browser doesn’t support HTML5

Ushtria izraelite urdhëroi evakuimin e dhjetëra mijëra personave në qytetin e Rafahut, tregues se Izraeli është në prag të një sulmi tokësor në këtë qytet të Gazës. Përfundon sot në mesnatë fushata për zgjedhjet parlamentare dhe raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që mbahen më 8 maj në Maqedoninë e Veriut. VMRO-DPMNE-ja një forcë me qëndrime nacionaliste shihet si partia me gjasa të mëdha për t’i fituar zgjedhjet. Departamenti amerikan i Shtetit hedh poshtë njoftimet për shkarkimin nga detyra të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit Gabriel Escobar.