Ditari- Intervistë me Ministren e Jashtme të Kosovës Gërvalla-Shwartz
Your browser doesn’t support HTML5
Parlamenti i Kosovës dështoi sot të zhvillonte debatin për punën 3 vjeçare të qeverisë për shkak të mungesës së deputetëve. Në seancë pritej të hidhej në votim edhe një rezolutë e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për dorëheqjen e qeverisë dhe shpërndarjen e parlamentit.
Në Ditari do të jetë e ftuar për intervistë në studio Ministrja e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ambasada amerikane në Sarajevë tha sot se shkëputja e Republikës Serbe nga Bosnja nuk do të thotë pavarësi, por fund për këtë entitet. Reagimi i ambasadës pasoi paralajmërimin e qeverisë së Republikës Serbe se do të hartojë brenda 30 ditësh një marrëveshje që do t'i dërgohet, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore".