Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha të premten se vendet e industrializuara të Grupit të Shtatëshes po vendosin një çmim tavan për produktet e rafinuara të naftës ruse, si pjesë e një koalicioni që përfshin Australinë dhe një marrëveshje tentativë me Bashkimin Europian
Bashkimi Evropian do të prezantojë paketën e tij të 10-të të sanksioneve kundër Rusisë më 24 shkurt, për të shënuar përvjetorin e agresionit të plotë të Rusisë në Ukrainë
Zyrtarët e fushatës elektorale të ish presidentit Trump në shtetin Uiskonsin dëgjohet tek thonë se duhet “mbajtur flaka ndezur”, duke iu referuar gënjeshtrave për manipulimin të zgjedhjeve të vitit 2020
Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord t'i dërgojnë ato pas muajsh hezitimi, por nuk është e qartë se kur
Alexander Nevzorov, një gazetar televiziv dhe ish-deputet, u dënua nën akuzat për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë sipas një ligji që u miratua menjëherë pasi Presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupa në Ukrainë
Anketimi i ri nga Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike NORC tregon se 41 për qind e amerikanëve thonë se e mbështesin punën e Presidentit Biden
Të dy vendet njoftuan të enjten planet për të zgjeruar praninë ushtarake të Amerikës në këtë vend të Azisë Juglindore, ndërsa përpiqen të pengojnë veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës ndaj Tajvanit dhe ato në Detin e debatueshëm të Kinës Jugore
Republikanët kërkojnë shkurtime buxhetore para se të miratojnë rritjen e tavanit të borxhit
Një stuhi vdekjeprurëse po godet një pjesë të madhe të jugut amerikan me reshje të dendura shiu dhe dëbore që vazhdon për të tretën ditë rradhazi.
Ish presidenti Trump tha se zonja Haley e kishte telefonuar për të kërkuar mendimin e tij dhe se ai i kishte thënë “nëse kështu të thotë zemra, atëherë kandido”.
Përtej nxitjes për uljen e tensioneve, zoti Blinken nuk ofroi asnjë iniciativë të re të SHBA-së për ta bërë këtë. Kishte pak shenja se ai po bënte përparim në qëllimin modest për të ndalur valën e fundit të dhunës, aq më pak për të trajtuar çështje më të gjera që lidhen me bisedimet për paqe.
Pakti për Migracionin dhe Azilin, nga Komisioni Evropian, i publikuar në vitin 2020, supozohej se do të zgjidhte problemin, por është bërë pak përparim.
Më parë në Nju Jork janë mbledhur juri të mëdha për të shqyrtuar mundësinë e ngritjes së akuzave penale kundër zotit Trump, por deri tani nuk është lëshuar ndonjë aktakuzë.
Kërkesa e vazhdueshme e Ukrainës për avionë luftarakë mund të rrezikojë unitetin e aleatëve të saj perëndimorë, mes frikës se kjo do të mund të përshkallëzonte konfliktin gati njëvjeçar dhe do të tërhiqte Perëndimin më thellë në luftë.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, por shtoi se duhen përmbushur disa kushte para se të merrej një vendim i tillë.
Të nxitura nga nafta e papërpunuar që shitet më shtrenjtë, çmimet e naftës u rritën në mbi 1000 dollarë për ton javën e kaluar nga 800 dollarë për ton sa ishte në fillim të dhjetorit.
Prokurorja që po heton përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në Xhorxhia ka sinjalizuar se mund të ngrejë së shpejti akuza penale
Vajzat e rrëmbyera nga Boko Haram në Nigeri në vitin 2014 janë kujtuar në një ekspozitë me skulptura, frymëzuar nga portretet e tyre.
Ish-presidenti thotë se është më i përkushtuar se kurrë më parë
Ekranet e reja të arkave dixhitale i nxisin të gjithë klientët të lënë një shpërblim edhe për transaksionet që tradicionalisht nuk e kërkonin dhënien e bakshishit
Ngarko më shumë