Zoti Trump ka bërë shpesh komente që keqinterpretojnë rolin e NATO-s, si edhe ka lënë të kuptohet se SHBA mund të mos e përmbushin përkushtimin ndaj aleatëve
Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. Më herët zoti Trump ka kërkuar pushimin e akuzave ndaj tij.
Një gjykatës po shqyrton mundësinë e shqiptimit të dënimeve të reja për ish-presidentin, në një çështje civile ku ai akuzohet se mashtroi huadhënësit, kompanitë e sigurimeve dhe të tjerët, duke fryrë vlerën e pasurive të tij në pasqyrat financiare
Operacioni i shpëtimit u krye në Rafah, qytet në jug të Rripit të Gazës ku janë strehuar 1.4 milion palestinezë.
Kryeministri izraelit tha për rrjetin “ABC News” se ushtria do të futet në qytetin Rafah dhe se po hartohet një “plan i detajuar” për t’i zhvendosur civilët. Katari, Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë paralajmëruar për pasoja të rënda
Forcat ajrore të Ukrainës thanë se rrëzuan 40 dronë të tipit "Shahed" të prodhuara nga Irani
Presidenti Macron e cilësoi Robert Badinter, një mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe ish-ministër i drejtësisë, si "figurë e shekullit".
Republikanët mbajnë dy votime në Nevada, por e vetmja garë që ka rëndësi për të përcaktuar fituesin është ajo me votim të hapur që u fitua nga ish Presidenti Trump
Presidenti Biden kritikoi ashpër luftën e Izraelit në Gazë, shenjë e shqetësimit për numrin e të vrarëve, që sipas autoriteteve arriti në 28 mijë ndërkohë që lufta hyri në muajin e katërt.
Një vendim përfundimtar për zotin Trump, i cili udhëheq garën presidenciale tek republikanët, do t’i jepte fund përpjekjeve në shtetet Kolorado, Mein e të tjerë, që emri i tij të mos jetë në fletëvotim.
Në vend të tij, zoti Zelenskyy emëroi gjeneralin Oleksandr Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës. Gjenerali Syrskyi, 58 vjeç, që nga viti 2013 ka qenë i angazhuar në përpjekjet e ushtrisë ukrainase për të integruar standardet e NATO-s.
Vendimi i gjykatës për të pezulluar pagesën e dënimit është pjesë e procesit të apelimit të dy kompanive, por ai nuk nënkupton që gjykata do të vendosë në favor apo kundër gjigandëve teknologjikë.
Vizita ndodh në një kohë kur po shtohen shqetësimet për angazhimin amerikan ndaj Ukrainës, ndërsa paketa financiare për ndihmën ndaj Kievit është bllokuar në Kongres
Republikanët në Senat arritën të bllokojnë propozimin e ri, me një votim 49 me 50, shumë më pak se 60 votat që duhen për të miratuar projektligjin
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit publikoi të martën një raport paraprak mbi incidentin e 5 janarit
Fotografja Veronika Lukasova vendosi ta përshkruajë përvojën e saj në një libër, që e shkroi me mbështetjen e një organizate që ndihmon pacientë si ajo
“Fatmirësisht, kjo është zbuluar herët”, tha Kryeministri Sunak për radion publike ‘BBC’, duke shtuar se si kryeministër ai do të “vazhdonte të komunikonte me të normalisht”
Në javët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Britania, të përkrahura nga aleatët, kanë kryer sulme ajrore ndaj objekteve të rebelëve Houthi, që kanë mbështetjen e Iranit.
Mbreti Çarls është diagnostikuar me një formë kanceri dhe ka filluar trajtimin, njoftoi pallati mbretëror Buckingham të hënën, pa e bërë të ditur llojin e kancerit
Një vendim i mundshëm i tillë ka shkaktuar zemërim në Ukrainë dhe ka nxitur shqetësim tek aleatët perëndimorë.
Ngarko më shumë