TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Gjykata Kushtetuese përfundon dëgjimin e argumenteve për Butrintin
Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese mbylli sot dëgjimin e argumenteve lidhur me administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Gjykata pritet të marrë vendim më 30 nëntor. Këtë të enjte kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen në Bruksel, për të diskutuar mbi përgjegjësitë që rrjedhin nga plani franko-gjerman. Analistët thonë për Zërin e Amerikës se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi do të jetë i vështirë, në mungesë të një strategjie afatgjatë për zgjidhje të qendrueshme mes të dy vendeve. OBSH thotë se spitali më i madh i Gazës, Al Shifa ka dalë jashtë funksionit si rezultat i sulmeve të Izraelit. Ushtria izraelite thotë se nën godinë ka tunele ku ndodhet dhe një qendër komanduese të militantëve të Hamasit.