TV Schedule
Ditari - Shqipëri, abuzimet me fondet, Brukseli pezullon programin IPARD III
Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian i tha Zërit të Amerikës se Komisioni europian ka pezulluar, fillimin e zbatimit të Programit IPARD III në mbështetje të bujqësisë shqiptare. Vendimi vjen pas hetimeve të ndërmarra mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Po në Shqipëri një grup organizatorësh të revoltës së ish burgut komunist të Spaçit, kërkuar vemendje më të madhe ndaj të mbijetuarve të burgjeve komuniste si dhe ngritjen e Murit të Kujtesës për rreth 6 mije të zhdukurit gjate periudhes se diktaturës. Dje në Universitetin e Nju Jorkut, u prezantua botimi në gjuhën angleze i librit “Dimri i gjatë i vitit i 1945” me autorë, sociologen italiane Anna Di Lellio dhe artistin nga Kosova, Dardan Luta. Botimi hedh dritë mbi një ngjarje të rëndë në fund të Luftës së Dytë Botërore, e njohur si Masakra e Tivarit, ku forcat serbe vranë qindra shqiptarë të paarmatosur të Kosovës