TV Schedule
Ditari-Policia: 4 mijë e 200 makina në veri të Kosovës janë regjistruar me targat RKS
Mbrëmë në Kosovë ishte afati i fundit për banorët serbë në veri që të zëvendësojnë targat e makinave të tyre të lëshuara nga Serbia me targa të Republikës së Kosovës. Policia tha se mbi 4 mijë automjete janë regjistruar me targa të reja ndërsa paralajmëroi gjoba apo edhe konfiskim të makinave për atë që nuk i kanë zëvendësuar Në Shqipëri, drejtori i burgut të sigurisë së Lartë në Peqin, Kamber Hoxha si dhe 11 punonjës të tjerë janë ndaluar më urdhër të Prokurorisë, pas vrasjes së ndodhur një ditë më parë në këtë burg. -Në Shqipëri, nje studim i publikuar sot tregon se mbi 50 për qind e mjekëve më të rinj dhe më të kualifikuar dëshirojnë të largohen nga vendi. Në Kosovë, edicioni i 20-të i festivalit të filmit dokumentar, i njohur si “Dokufest” rikthehet në formatin e vet të zakonshëm.