TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari- Presion në rritje ndaj Presidentit Biden për të kërkuar armëpushim në Gazë
Presidenti amerikan Joe Biden po përballet me presion në rritje për të frenuar fushatën ushtarake të Izraelit në Gazë, nxitur nga shqetësimet për numrin e lartë të civilëve palestinezë të vrarë. Kryesuesi i radhës i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, Bujar Osmani, i cili mori pjesë në një forum mbi diasporën dhe migrimin në Prishtinë, bëri thirrje të premten që Kosova dhe Serbia të mbyllin çështjet e pazgjidhura ndërmjet tyre në dritën e ndryshimeve gjeopolitike në botë. Organizata rinore nga Shqipëria dhe Kosova theksuan se papunësia dhe mungesa e meritokracisë në të dy vendet janë shqetësime kryesore të studentëve, që i shtyjnë ata të emigrojnë drejt shteteve të tjerë.