TV Schedule
Ditari- Studimi, prirje e lartë e qytetarëve për t'u larguar nga Shqipëria
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua në Beograd me presidentin Vuçiç ku tha se se grumbullimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën nuk e ndihmon situatën e tensionuar ndërmjet dy vendeve. Ai u bëri thirrje palëve që të zgjedhin diplomacinë në vend të dhunës. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u shpreh sot “e shqetësuar për zhvillimet e fundit në parlamentin e Shqipërisë”. Në përgjigje të interesit të Zërit të Amerikës, për një koment mbi këto zhvillime, qe prej disa javësh e kanë bërë të pamundur aktivitetin normal të tij, ambasada amerikane vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për te hartuar ligje në interes të popullit shqiptar". Në Shqipëri, ekspertët ngrenë shqetësimin se vonesat në dhënien e drejtësië, për shkak të boshllëqeve që krijoi në sistem procesi i vetingut, po sjellin pasoja në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.