TV Schedule
Ditari - Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit, rezultat i negociatave intensive
Qeveria e Izraelit dhe grupi i militantëve të Hamasit ranë dakord për një pauzë katër-ditore të luftimeve, gjatë së cilës do të lirohen 50 pengje që mbahen në Gaza, në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael. Marrëveshja u realizua me ndërmjetësimin e Katarit, SHBA-së dhe Egjiptit Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe eksperti i çështjeve të Lindjes së Mesme Alon Ben-Meir thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë trysni ndaj Izraelit për të ofruar një strategji për periudhën pas konfliktit në Gaza dhe një rikthim në procesin politik që çon në krijimin e shtetit palestinez. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua të mërkurën në Shkup me drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtare të Aleancës, për të diskutuar mbi çështjet e sigurisë në rajon e më gjerë; luftën që po vazhdon në Ukrainë si dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, por dhe mbi tema të tjera