TV Schedule
Ditari - Vendimi i Gjykatës së Lartë, ende i paqartë fati i PD
Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme shtyu për nesër seancën e shqyrtimit të kërkesës për masën e arrestit në shtëpi, për ish-kryeministrin Sali Berisha. Po sot Gjykata e Lartë duket se i njohu një fitore të pjesshme grupimit të ish-kryeministrit duke kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit konfliktin me zotin Lulëzim Basha për përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike. Intervistë me zotin Alfred Lela, zëdhënësin e grupit të Partisë Demokratike që drejtohet nga ish-Kryeministri Berisha. Në Kosovë Kryeministri Albin Kurti, kritikoi sot sërish të dërguarin evropian Miroslav Lajçak lidhur me deklaratën e tij se projektstatuti i Asociacionit është çështje e brendshme e Kosovës. Sipas zotit Kurti, nëse kjo do të ishte e vërtetë nuk do të duhej të ishte fare, pjesë e bisedimeve me Serbinë.