TV Schedule
Ditari- Ish kryeministri Berisha vendoset në arrest shtëpie, nën mbikëqyrje policore
Ish kryeministri Sali Berisha u vendos sot në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore. Gjykata e Posaçme e vendosi këtë masë të re sigurie, sepse ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje. Zoti Berisha është person nën hetim i dyshuar për korrupsion pasiv në çështjen e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. Në Shqipëri, Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme u vunë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2023. Hetimet dhe vendimet e tyre çuan në arrestimin e shumë zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të pushtetit qendror dhe atij lokal. Mijëra njerëz protestuan sot në Beograd me kërkesën për anulimin e zgjedhjeve që u mbajtën dy javë më parë për shkak të pretendimeve për manipulime nga partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç.