TV Schedule
18:00 - 18:30
Ditari - Padi penale ndaj ish-Presidentit Trump, javën tjetër pritet dorëzimi para autoriteteve
Një juri e madhe e Nju Jorkut votoi ngritjen e akuzave penale ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Akuzat pritet të bëhen publike javën e ardhshme kur ai të dalë para gjykatës. Ndikimin që mund të ketë ngritja e akuzave në ambiciet presidenciale të zotit Trump si dhe mendimet e qytetarëve mbi aktpadinë ndaj ish-Presidentit. Organizata për të drejtat e njeriut “Human Rights Watch” thotë se gjykimi i ish udhëheqësit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, vë në pah nevojën e vazhdueshme për drejtësi. Të hënën pritet që Gjykata e Posaçme me seli në Hagë të nisë procesin gjyqesor ndaj tyre