TV Schedule
Ditari - Kievi, Moska akuza të ndërsjella për sulm të mundshëm në Zaporizhia
Lidhja Demokratike e Kosovës nisi sot një seri takimesh me analistë, shoqërinë civile dhe grupe të biznesit në kuadër të diskutimeve mbi një plan për daljen nga kriza në veri të vendit, duke iu shtuar trysnisë së partive të tjera opozitare në Kosovë, që i kërkojnë qeverisë së kryeministrit Kurti të ndryshojë qasjen ndaj situatës së sigurisë në veri dhe aleatëve perëndimorë. Sipas një studimi të fundit vonesat e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Tiranës janë thelluar me dy deri në tre herë më shumë gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2016, kur nisi reforma në sistemin e drejtësisë. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për komplot për të organizuar një sulm ndaj centralit bërthamor të Zaporizhias, çka ka rritur shqetësimet mbi rrezikun e një katastrofe bërthamore.