TV Schedule
Ditari - Reagime mbi marrëveshjen Rama-Meloni mbi migrantët
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përmbylli vizitën e paparalajmëruar në Kosovë, me takime me përfaqësuesit e partive opozitare. Në qendër të bisedimeve ishte çështja e projekstatutit mbi Asociacionin. Javën e ardhshme në Bruksel pritet një takim i kryengeociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Në Shqipëri opozita kritikoi marrëveshjen e firmosur dje në Romë mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit Edi Rama, e cila parashikon ngritjen në territorin e Shqipërisë të dy qendrave për pritjen e migrantëve. Komiteti shqiptar i Helsinkit i tha Zërit të Amerikës se një akt i bërë fakt i kryer, pa konsultime paraprake, ngre pikëpyetje. Në Tiranë u zhvillua ceremonia e publikimit të librin biografik “Apostulli”, kushtuar klerikut, shkrimtarit dhe politikanit Theofan Stilian Noli, me autor Ilir Ikonomin.