Ditari - Arrestohet kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, akuza për shitblerje vote
Në Shqipëri, dy ditë para zgjedhjeve lokale është arrestuar nën akuzën e blerjes së votës, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe përfaqësues i PBDNBJ-së Fredi Beleri. Reagon opozita dhe autoritetet greke. Sipas një monitorimi të Autoritetit të Mediave Audiovizive në fushatën për zgjedhjet e së dielës, gratë dhe vajzat kandidate kishin vetëm 11% të protagonizmit në media. Administratorja e USAID-it, Samantha Power, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë detyrimet e marrëveshjes për normalizmin dhe nënvizon se ky proces duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Ndërkohë presidenti serb Vuçiç thotë se nuk do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të Këshillit të Evropës.