Ditari-Familjet e varfëra në pamundësi për të festuar festat e fundvitit
Në Serbi, Presidenti Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje disa drejtuesve të opozitës t’i japin fund grevës së urisë lidhur me pretendimet për manipulime të zgjedhjeve të 17 dhjetorit, ku fituese doli Partia Përparimtare Serbe në pushtet. Në bashkinë Pukë në Shqipëri, me mbështetjen financiare të shqiptarëve të Amerikës, një grup të rinjësh vullnetarë po shpërdajnë pako me ushqime për familjet e varfëra, që edhe ato të festojnë Krishtlindjen dhe Vitit e Ri. Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, duket si një qytet fantazmë në prag të Krishtlindjeve, pasi festimet në Betlehem janë anuluar për shkak të luftës Izrael-Hamas.