Ditari-Bisedime për një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit
Autoritetet serbe njoftuan përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd, mes kritikave të opozitës dhe vëzhguesve ndërkombëtarë për manipulime në votimet e 17 dhjetorit. Ende nuk ka datë se kur do të zhvillohet procesi. Në Kajro, sot pritet të rifillojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë. Ish presidenti Donald Trump akuzoi Presidentin Joe Biden se synon të dëmtojë Shtetet e Bashkuara nëpërmjet emigracionit të paligjshëm.